Shtëpia e foshnjes në Vlorë në karantinë, fëmijët dhe stafi nuk do lëvizin deri me 17 dhjetor

Vlora

Shtëpia e foshnjes në Vlorë në karantinë, fëmijët dhe stafi nuk do lëvizin deri me 17 dhjetor

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:30
Shtëpia e foshnjes

Shtëpia e foshnjes në Vlorë nuk do të mbyllet.

Grupet mjekësore të qytetit kanë marrë vendimin që në brendësi të saj për një periudhë dy javore të qëndrojnë stafi së bashku me fëmijët në karantinë.

Deri në datën 17 dhjetor mësuesit, stafi që shërben në brendësi të saj dhe fëmijët që kanë shfaqur simtoma do të qëndrojnë në ambient të karantinuar pa patur mundësi të dalin prej andej si dhe pa patur mundësi dikush të futet.

Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe numri i personave të infektuar në këtë institucion ka qënë 8, mes tyre kanë qenë sanitare, kuzhiniere, mësuese dhe vetë fëmijë që strehohen aty çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat