Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

Vlora

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 13:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një konflikt midis disa personave ka ndodhur pak momente më parë në një beach bar në zonën e Lungomares.

Mendohet se arsyeja e konfliktit ka qenë banale. Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi bën me dije Policia e Vlorës pas telefonatës është ngritur në alarm duke mbërritur në zonën e Ujit të Ftohtë.

Sherri ka degjeneruar në konflikt fizik mes palëve. Si rrjedhojë e konflikt ka patur vetëm lëndime të lehta teksa personat e përfshirë.

Ndërkohë që policia vijon të jetë në kërkim të një prej shtetasve të përfshirë në këtë konflikt si dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat