Rryma mbyt elektricistin 50-vjeçar në Vlorë

Vlora

Rryma mbyt elektricistin 50-vjeçar në Vlorë

Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 13:28
Policia

Një punonjës i Drejtorisë së Tensionit të Lartë ka humbur jetën pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë kryerjes së detyrës në Vlorë.

Altin Petanaj (50) ishte pjesë e një grupi punonjësish që po kryenin punime riparimi në nënstacionin elektrik në Kocul, në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur rrethanat në të cilat humbi jetën punonjësit.

Hetimet pritet të përcaktojnë edhe shkaqet e aksidentit në punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat