Përdhunoi një grua e më pas i vodhi paratë, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë

Vlora

Përdhunoi një grua e më pas i vodhi paratë, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë

Më: 28 shtator 2026 Në ora: 16:21
Fotoilustrim

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar.

Kjo, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, ndërsa personi i shpallur në kërkim është shtetasi me inicialet F. Y.

Pas denoncimit dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat