Të shtëna me armë zjarri në një fshat të Vlorës, policia jep detajet

Vlora

Të shtëna me armë zjarri në një fshat të Vlorës, policia jep detajet

Më: 18 mars 2021 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Dy të mitur kanë përfunduar në prangat e policisë pasi u përfshinë në një konflikt që më pas përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Një 17-vjeçar me inicialet V. M. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur shtetasin E. I., 23 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 17.03.2021, në fshatin Akërni të Vloës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar, tha Policia.

Në pranga ra edhe një 16-vjeçar, pasi fshehu armën e zjarrit, ndërsa u proceduan penalisht 4 shtetas të tjerë për “Moskallzimi i krimit”.

“Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve V. M, 17 vjeç, banues në fshatin Trevllazër dhe D. Ll., 16 vjeç, banues në fshatin Bishan.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit Dh.M, J. M, V. Ll, dhe R. B,, pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat