Akuzohen për vepra penale të ndryshme, arrestohen tre persona në Vlorë

Vlora

Akuzohen për vepra penale të ndryshme, arrestohen tre persona në Vlorë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

3 persona janë arrestuar në Vlorë, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij.

"Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi F. G. mbante lëndë narkotike në banesë, është ushtruar kontroll në banesën e tij, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, ky shtetas është autor i vjedhjes së një gici."

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin J. GJ., 60 vjeç, pasi dyshohet se në datën 21.04.2021, ka dëmtuar gomat e një automjeti, si dhe ka shkruar në të mbishkrime më përmbajtje politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat