Makina shoshë nga plumbat, dalin pamjet nga atentati ku mbeti i vdekur biznesmeni i njohur

Vlora

Makina shoshë nga plumbat, dalin pamjet nga atentati ku mbeti i vdekur biznesmeni i njohur

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qyteti i Vlorës u trondit sot nga një atentat me armë zjarri, ku mbeti i vrarë biznesmeni 40-vjeçar, Bledar Birçaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Siç shihet edhe nga pamjet, BMë-ja me të cilën udhëtonte Bledar Birçaj, është qëlluar disa herë me armë në pjesën e përparme të xhamit.

Në drejtim të makinës është qëlluar 15 herë. Birçaj është emër i njohur në qytetin e Vlorës, ai ishte pronar i bar-kafeje në qytetin e Vlorës.

Ai kishte tre javë që ishte kthyer në atdhe, pasi jetonte në Spanjë. Gazeta Shqip ka siguruar pamjet ku makina e 40-vjeçarit ishte objekt i sulmit me armë, si dhe momentet e punës së grupimit hetimor të posaçëm të policisë.

“Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana  ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMË” me drejtues shtetasin   B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet n? vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë   po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat