Konflikt i çastit në Vlorë, plagoset me thikë 20-vjeçari

Vlora

Konflikt i çastit në Vlorë, plagoset me thikë 20-vjeçari

Më: 20 maj 2021 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Një konflikt i çastit ka ndodhur në një nga lokalet e Vlorë, ku për pasojë një i ri është plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në orën 10:50 në lagjen “24 Maji”, Vlorë. 20-vjeçari me iniciale A.L. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ai është konfliktuar me shtetasin A.V. dhe ky i fundit e ka goditur. Policia është në kërkim të tij, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.05.2021, në orës 10:50 në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. L., 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat