SHOKUESE/ Përdhunimi i vajzës invalide në një fshat të Vlorës, nëna e 6 fëmijëve rrëfen skenën e tmerrit

Vlora

SHOKUESE/ Përdhunimi i vajzës invalide në një fshat të Vlorës, nëna e 6 fëmijëve rrëfen skenën e tmerrit

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 13:02
Yllka Çobaj

Nëna e 6 fëmijëve në Selenicë të Vlorës, Yllka Çobaj, e ka rrëfyer ngjarjen e tmerrshme që e përjetoi dy ditë më parë kur një person i maskuar dhe i armatosur i grabiti dhe i përdhunoi vajzën e mitur.

Ajo tregon të gjithë ngjarjen dhe momentin kur agresori lidhi në krevat burrin e saj dhe i kërkoi që të zhvishej. Më pas sipas rrëfimit të Yllkës, ai nuk e ngacmoi por mori vajzën e saj 17-vjeçare dhe e përdhunoi në stallën e bagëtive.

17-vjeçarja është invalide e kategorisë dy pasi ka probleme me shikimin dhe ka treguar se gjatë gjithë kohës Çobaj e ka kërcënuar duke ia vendosur thikën në fyt.

Këtu mund t'i shihni pamjet:

“Dolëm jashtë së bashku me bashkëshortin sepse po lehni qentë. Një person i maskuar dhe me armë me tha mos bëj zhurmë dhe më pas u fut brenda në shtëpi. Djali u tremb shumë dhe iku me vrap, ai më tha merre fëmijën brenda mos ketë asnjë jashtë. Erdhi u ul brenda shtëpisë më tha më bëj një kafe, pasi ja bëra kafen më tha provoje ti sepse kam merak mos ke hedhur helm. Po pinte kafe dhe cigare”.

“Te ky krevat na lidhi tek ky krevat, bashkëshortin e lidhi këmbët te hekuri kurse mua në krahun tjetër. Sa lidhi burrin më tha të zhvishesha, unë i thashë më mirë më vrit sepse unë nuk e bëj dot atë gjë. Fëmijët i mbylli te dhoma tjetër”.

“Kam 6 fëmijë, bashkëshorti dhe dy vajzat marrin kemp, 150 mijë në muaj me ato ushqehemi, s’kemi të ardhura të tjera. 4 fëmijë shkojnë në shkollë, jetojmë në majë të malit e shkëputur nga pjesa tjetër e fshatit. Unë kam 18 vite që jam martuar, asgjë të mirë skam parë vetëm vuajtje dhe hallet e shtëpisë dhe 4 fëmijë i kam të sëmurë”, tregon nëna e 6 fëmijëve.

Dëshmia e vajzës 17-vjeçare:

“Unë kam qenë brenda kur ai person ka ardhur në shtëpinë time. Unë jam trembur dhe jashtë mase dhe jam ende e tronditur. U mundova të shpëtoja të gjithë familjen nga kjo situatë. Kam edhe vështirësi se nuk shoh mirë se jam edhe grupi i dytë e verbër. Çfarë ndodhi më pa? Ai siç e tregoi dhe babi im historinë, ai më mori forcërisht mua edhe më çoi në një kasolle bagëtish dhe atje filloi ajo çështja, ajo gjë atje. Unë i kërkoj të dënohet edhe të mos lëshohet më nga burgu. Njëherë e përgjithmonë. Të rrijë i dënuar përjetë. Ia tregova të gjitha policisë ato që kanë ndodhur. Ai më ka kërcënuar me atë që bëri se mua ma vuri thikën në grykë”, ka rrëfyer mes lotëve viktima e përdhunimit.

38-vjeçari Vitrin Çobaj u arrestua ditën e djeshme nga policia e Vlorës pasi mbajti peng një familje në fshatin Brataj dhe u vodhi atyre një shumë parash. Por gjithashtu ai abuzoi seksualisht dhe me një nga vajzat e mitura të familjes me 8 anëtarë.

Ai guxoi të përdhunonte vajzën 17-vjeçare që kishte probleme me shikimin dhe e kërcënoi se do e vriste nëse do bërtiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat