Manovra të rrezikshme në zonat me pushues, dënohen 25 drejtues të mjeteve lundruese në Vlorë

Vlora

Manovra të rrezikshme në zonat me pushues, dënohen 25 drejtues të mjeteve lundruese në Vlorë

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Gjatë korrikut Policia Kufitare e Shqipërisë ka ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, 25 drejtues të mjeteve lundruese, kryesisht “Jet ski”, nga të cilat 3 janë bllokuar.

Njoftohet se gjatë kontrolleve Policia Kufitare ka marrë njoftim për dy qytetarë që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.

Pas lokalizimit të dy mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me 10.000 lekë të rinj secili.

Bëhet fjalë për E. H., banues në Sarandë dhe K. K., banues në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat