Atentati me dy të vdekur në Vlorë, policia: U gjetën tre armë zjarri automatike brenda një “BMW” pa targa

Vlora

Atentati me dy të vdekur në Vlorë, policia: U gjetën tre armë zjarri automatike brenda një “BMW” pa targa

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 12:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë tip ‘BMW’ pa targa, është gjetur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, dhe dyshohet se i përket autorëve të atentatit me dy viktima në Vlorë.

Policia thotë se nga kqyrja paraprake e automjetit që është djegur dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike që mund të jenë përdorur në vrasjen e dy personave.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve”- thotë policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen, se kush janë viktimat apo autorët, ndërsa është bllokuar rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat