Të shtënat ndaj policëve në Vlorë, policia sekuestron automjetin e autorëve, kamerat kapën momentin kur u larguan në këmbë

Vlora

Të shtënat ndaj policëve në Vlorë, policia sekuestron automjetin e autorëve, kamerat kapën momentin kur u larguan në këmbë

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 08:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Mjeti i autorëve që qëlluan me armë ndaj dy policëve të Vlorës mbrëmjen e 2 shtatorit është gjetur dhe sekuestruar nga policia mëngjesin e sotëm.

Gazetari i Ora News bën me dije se është bërë identifikimi i automjetit të autorëve, pasi ai ishte me targa të rregullta.

Mjeti mësohet se është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërsa janë dhe identifikuar autorët, por ende nuk janë bërë publike identitetet e tyre.

Kamerat e zonët kanë kapur dhe momentin kur ata kanë dalë nga makina, duke e lënë aty, ndërsa vetë janë larguar më këmbë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat