Moti i keq pritet të pushtojë Shqipërinë, Drejtoria Portuale e Vlorës del me njoftimin urgjent

Vlora

Moti i keq pritet të pushtojë Shqipërinë, Drejtoria Portuale e Vlorës del me njoftimin urgjent

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 10:58
Vlorë

Drejtoria Portuale e Vlorës ka dhënë alarmin për përkeqësim të motit përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme për shkak të reshjeve të shiut që parashikohet në vendin tonë.

Duke u nisur nga parashikimet meteorologjike Drejtoria Detare e Vlorës ka dhënë urdhër për ndalimin e daljeve në det për një kategori të caktuar mjetesh lundruese duke përfshirë anijet e vogla dhe ato të peshkimit.

Njoftimi zyrtar nga Drejtoria Portuale e Vlorës:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 25 – 26 Shkurt 2023 duke filluar nga ora 22:00 datë 24 shkurt 2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra. 

1. Eshtë ndaluar dhënia e leje – nisjes gjatë datave 25 – 26 shkurt 2023 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës dhe janë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.

2. mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 25-26 Shkurt 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipa destinacioneve.

5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 27 Shkurt 2023 ora 06:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat