E pa dëgjuar më parë/ Valentina Habibaj, gruaja e parë kapitene e një anijeje në Vlorë

Vlora

E pa dëgjuar më parë/ Valentina Habibaj, gruaja e parë kapitene e një anijeje në Vlorë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 15:54
Valentina Habibaj

Dhe pse data sot shënon 8 mars Ditën Ndërkombëtare të Gruas, për Valentina Habibajn konsiderohet një ditë e zakonshme pune.

Kapitenia e anijes nisi punën me kontrollin e përgjithshëm të mjetit të lundrimit, ndezi motorin dhe ngriti spirancën.

E dashuruar me detin, 52-vjeçarja e bën këtë punë prej vitesh.

Det i qetë apo me dallgë nuk është problem për Valentinën. Ajo tregon se kur mori për herë të parë timonin e anijes në duar theu dhe tabutë në këtë lloj profesioni,duke u bërë e para grua kapitene anijeje në qytetin bregdetar.

Kapitenia ka dy fëmijë të cilët ndjekin pasionin e nënës së tyre. Gratë duhet të besojnë në forcën e tyre, ta duan atë që bëjnë dhe patjetër që do t’ia dalin është mesazhi i Valentinës kapitenes vlonjate për të gjitha gratë dhe vajzat në këtë 8 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat