Pushuesit dhe turistët “sfidojnë” motin e keq, shijojnë rërën e bregdetit të Vlorës! “Trendi” i këtij viti “banjo shiu”

Vlora

Pushuesit dhe turistët “sfidojnë” motin e keq, shijojnë rërën e bregdetit të Vlorës! “Trendi” i këtij viti “banjo shiu”

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 13:37
Vlorë

Fundjava e shumëpritur për pushuesit dhe turistët bën që ata ti drejtohen bregdetit për të shijuar rërën dhe freskinë e valëve gjatë temperaturave të larta.

Mirëpo, krahas motit me diell, kapriçot e motit këtë vit i kanë “detyruar” ata të thyejnë traditën, duke shkuar në plazh edhe në ditë me shi.

Edhe këtë të dielë, megjithëse qyteti i Vlorës ka qenë i mbuluar me vranësira për shkak të motit të paqendrueshëm, kjo nuk i ka penguar pushuesit të shkojnë në plazh pavarësisht shiut.

Mund të themi me plotë gojën se “trendi” për të gjithë dashamirësit e detit tashmë, në vend të banjo dielli, është bërë “banjo shiu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat