Aksidentoi këmbësoren, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Vlora

Aksidentoi këmbësoren, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Më: 5 prill 2025 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 61- vjeçare.

E dëmtuara është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 26 vjeç, pasi më datë 04.04.2025, në rrugën “Murat Tërbaçi”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren N. R., 61 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila u transportua në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat