Aksident në Vlorë, drejtuesit të Benzit “i hipën gjaku në kokë”, merr makinën dhe “bën copë” Fiatin

Vlora

Aksident në Vlorë, drejtuesit të Benzit “i hipën gjaku në kokë”, merr makinën dhe “bën copë” Fiatin

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Ngjarje e rëndë në zonën e Skelës në Vlorë këtë mesditë.

Një përplasje mes dy automjeteve ka degjeneruar në konflikt mes drejtuesve të mjeteve, ku njëri prej tyre ka goditur disa herë me automjetin e tij tip “Benz” makinën tjetër, duke e nxjerrë nga rruga.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Benz”, që përplasi automjetin tjetër.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit që u godit ka arritur të dalë në kohë nga makina e tij, duke shmangur lëndimet personale.

Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat