Dinamika/ Krimi i rëndë në Selenicë, djali i xhaxhait iu afrua 36-vjeçari dhe zbrazi armën, disa të shoqëruar në polici

Vlora

Dinamika/ Krimi i rëndë në Selenicë, djali i xhaxhait iu afrua 36-vjeçari dhe zbrazi armën, disa të shoqëruar në polici

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 22:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Selenica është tronditur mbrëmjen e sotme nga një krim i rëndë, ku 36-vjeçari Dalan Alliaj mbeti i vrarë me 6 plumba.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, ku kjo e fundit ka transportuar trupin e 36-vjeçarit në spitalin e Vlorës, por pa shenja jete.

Ndërkohë është shpallur në kërkim djali i xhaxhait të viktimës, Bertil Alliaj, dyshohet si autor. Ky i fundit është një nga autorët e masakrës së Çoles ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj alias Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.

Dyshohet se Bertil Alliaj i ka shkuar afër dhe ka shtënë në drejtim të tij gjashtë herë.

Forcat e rendit, FNSH  bashku me ekspertët e kriminalistikës, kanë bërë këqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar për në polici pesë persona, përfshirë djalin e xhaxhait (ndërkohë në kërkim është shpallur një tjetër djalë xhaxhai i viktimës) i cili ka qenë me 36-vjeçarin, kryeplakun e fshatit, dhe tre banorë të tjerë, që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Policia e Vlorës dhe forcat e FNSH janë duke krehur zonën për kapjen e autorit, ndërkohë që nga këqyrja e trupit te 36 vjeçarit janë gjetur gjashtë shenja plumbash të cilat i kanë marrë jetën. Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ku kanë mbërritur edhe familjarë të shumtë të viktimës.

Viktima kishte një biznes në fshatin Levan të Fierit, dhe rezulton pa precedentë penalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat