Fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt Vlorës, shkak rruga e prishur në fshatin Bashaj

Vlora

Fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt Vlorës, shkak rruga e prishur në fshatin Bashaj

Më: 12 janar 2026 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Shembja e rrugës në fshatin Bashaj, në një aks rrugor rreth 500 metra, ka detyruar sot Forcat Ajrore të ndërhyjnë me helikopter për të shpëtuar një fëmijë, i cili kishte pësuar një goditje në kokë dy ditë më parë nga mushka.

Fëmija ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai u transportua me helikopter drejt spitalit të Vlorës pasi ambulanca nuk mundi të shkonte në zonë për shkak të mungesës së rrugës.

Aksi rrugor rezulton i shembur prej pesë ditësh, së bashku me një pjesë të malit, problematikë për të cilën është raportuar edhe ditët e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat