Kajro: Protestuesit nuk e lëshojnë sheshin Tahrir - Bota Sot
Kajro: Protestuesit nuk e lëshojnë sheshin Tahrir

Bota

Kajro: Protestuesit nuk e lëshojnë sheshin Tahrir

Më: 7 shkurt 2011 Në ora: 17:16

Mijëra protestues vazhdojnë të mbeten në sheshin Tahrir (Liria) në Kajro, përkundër hapave të qeverisë për t'u dhënë fund protestave.

Protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të presidentit Hosni Mubarak.

Për t'i ndalur humbjet ekonomike që vlerësohen mbi 300 milionë dollarë në ditë, qeveria ka premtuar koncesione, përfshirë reforma kushtetuese.

Qeveria sot gjithashtu shpalli rritje të pagave dhe pensioneve për 15 përqind. Bankat janë rihapur por shkollat dhe bursa vazhdojnë të mbeten të mbyllura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...