90% e rasteve në Afrikën e Jugut me Omicron

Afrika

90% e rasteve në Afrikën e Jugut me Omicron

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Gati 90 për qind e infektimeve me Covid në Afrikën e Jugut i përkasin variantit Omicron. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i publikuar nga revista e përjavshme shkencore “British Medical Journal”, e cila ka marrë në shqyrtim situatën në vendin afrikan, nga ku e ka origjinën mutacioni më i ri i covid-19.

Studimi përcakton gjithashtu se krahasuar me variantin Delta, Omicron shfaqet më i aftë për të deportuar në mbrojtjen imunitare tek njerëzit e infektuar më parë.

Në valën e variantit Delta të infektuarit kishin 40% shanse të riinfektoheshin sërish ndërsa përsa i përket variantit  Omicron shanset për riinfektim janë 73%.

Të dhënat e grumbulluara nga data 15 Nëntor deri në 7 Dhjetor me mbi 211 mijë testime treguan se 78 mijë infektime ishin vetëm nga varianti Omicron. 41% e të testuarve kishin marrë dy doza të vaksinës Pfizer.

Lajmi i mirë është se në ndryshim nga varianti Delta, Omicron shkakton më pak shtrime në spitale.

Infektimet në Afrikën e Jugut këtë javë shënuan një rritje me 54%, ndërsa problem mbeten ritmet e vaksinimit, pasi vendi ka të imunizuar me të dyja dozat vetëm 26.2% të popullsisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat