Haradinaj: Duhet bërë gjykatë e veçantë për krimet që ka bërë Serbia në Kosovë - Bota Sot
Haradinaj: Duhet bërë gjykatë e veçantë për krimet që ka bërë Serbia në Kosovë

Aktuale

Haradinaj: Duhet bërë gjykatë e veçantë për krimet që ka bërë Serbia në Kosovë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 12:19
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Ulëset e shtëpisë së Kulturës në Shtime ishin në numër tëe vogël në krahasim me njerëzit që kishin shkuar për të nderuar veprën e gjithë dëshmorëve të rënë në Reçak, në akademinë përkujtimore që është organizuar për nder të 20- vjetorit të masakrës së këtij fshati të Shtimes.

Përveç qytetarëve, pjesë e kësaj akademie ishin përfaqësues të gjitha institucioneve të Kosovës.

I pari i legjislativit, Kadri Vesli u shpreh se sakrifica e dëshmorëve të Reçakut është sinonim i fatit të kombit, lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, 20 vite më parë, dhimbja e Reçakut është kthyer në guxim për liri dhe Kosova e pavarur është ëndrra e të gjithë atyre që kanë rënë dëshmor është bërë realitet.

Ndërsa, theksoi se edhe pse tash nuk mund të jenë në gjendje të vënë para drejtësisë gjithë ata që kanë bërë masakra, e rëndësishme është se Serbia nuk do të rikthehet më në Kosovë.

Veseli: Në Beograd tani po flitet për formën se si ta njeh Kosovën

“Sot mund të mos jemi ende në gjendje për të vënë para drejtësisë ata që bënë masakrën e Reçakut, të Mejes, Rezallës, Studimes, Krushës, Prekazit, Suharekës, e që adresë dhe strehë e kanë Serbinë. Por, sot kur po flasim për dialogun e shumëpërfolur të muajve të fundit, as në Beograd më nuk po flitet për idenë e rikthimit të Serbisë në Kosovë. Në Beograd tani po flitet për formën se si Serbia ta njoh shtetin e Kosovës, ky është fakt i pamohueshëm. Serbia është dëbuar, për të mos u kthyer kurrë më në Kosovë dhe meritat për këtë i keni ju qytetarë të pathyeshëm të Reçakut, i ka Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mbarë kombi ynë. Ndërsa, garancë, nga 15 dhjetori i vitit të kaluar është Ushtria e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke përkujtuar masakrën e Reçakut tha se kjo dëshmon krimet dhe brutalitetin që shteti Serb ka bërë ndaj Kosovës.

Për gjithë këto krime që ka bërë shteti i Serbisë ndaj Kosovës, kreu i ekzekutivit pati akuza të ashpra dhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Ai tha se për gjithë viktimat që kanë humbur jetën gjatë luftës,  askush nuk i ka dhënë ndonjë dokument Kosovës për të ditur se si kanë vdekur  të gjithë  ata civilë dhe sa të tjerë janë të pagjetur.

E, sipas tij, për këto krime duhet bërë një gjykatë e posaçme për Serbinë, mirëpo siç thotë ai,  po ndodhë e kundërta sepse miqtë ndërkombëtarë vetëm po e rëndojnë Kosovën, duke u bërë qefin Serbisë dhe Rusisë. 

Haradinaj: Duhet bërë gjykatë e veçantë për krimet që ka bërë Serbia në Kosovë

“Për këto është dashur të ngritet  një gjykatë e posaçme, psh më mostrum  që ka ndodhur ndonjë herë në historinë e njerëzimit, me marr njerëz, i kanë mbytur të gjallët, me kontinier i kanë gjuajtur në dhe. Është dashur me u bërë një gjykatë e posaçme, vetëm për këtë rast se qysh janë marr mjera njerëz, e nuk dihet çka ju ka ndodhur. E kundërta edhe një për shqiptarët, edhe një për Kosovën. Deri kur miqtë tanë po dojnë me la vetën duke i rinuar shqiptarët, nuk shkon ashtu duhet mu ndalë diku”, shtoi Haradinaj.

Ndërsa,  kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli tha se masakra e Reçakut është një dhimbje e madhe që i ka ndodhur Kosovës.

Mirëpo, siç thotë ai, në këtë mënyrë gjithë të rënët do të përkujtohen gjithmonë dhe data 15 janar e vitit 1999 do të mbetët si dita e pavdekësisë.

Ismajli: Do të mbahet mend qëndresa dhe sakrifica e fshatit Reçak

“Ajo që ka ndodhur nuk mund të ndryshohet, ajo mund të mbahen në mend dhe do të mbahet mend. Mbi të gjitha do të mbahet mend qëndresa dhe sakrifica e fshatit Reçak, qëndresa e burrave, grave e të rinjve e të rejave deri në flijim përballë një krimi dhe gjenocidi kriminal serb”, tha ai 

Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe ish- komandanti i kësaj zone gjatë luftës së fundit, Shukri Buja, ku theksoi rolin dhe ndikimin që e kishte pasur Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Për masakrën e Reçakut duhet bërë një Tribunal në Hagë për Serbinë

“Për gjithë popullin e Kosovës, gjithë liridashësit, sot është një ditë respekti, ditë nderimi për të rënët në Reçak” kështu tha Kryeministri Haradinaj, pasi bëri homazhe dhe vuri kurora lulesh në Kompleksin Memorial në Reçak, në shënimin e përvjetorit të masakrës së Reçakut.

“Janë njerëzit, që në shtëpitë e tyre janë vrarë në mënyrën më mizore dhe rëndësia e nderimit këtu, është e përjetshme, e cila ka një porosi, të cilën e tha Ambasadori Wolker, duke i treguar botës se çfarë po ndodhë me Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj.

Pas homazheve, kryeministri Haradinaj mori pjesë në Orën Përkujtimore që u organizua nën Patronatin e Presidentit të Kosovës, në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Pas dokumentarit të shfaqur mbi masakrën e kryer nga forcat serbe, në fshatin Reçak më 15 janar 1999, kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, familjarë të të vrarëve dhe personalitet të tjera të jetës shoqërore, tha se, me taksën ndaj Serbisë, ne kemi vendosur një të drejtë për Kosovën.

“Kjo taksë është vendosur ndaj Serbisë, ndaj Serbisë që u pa në dokumentarin e shfaqur, por edhe të një Serbie që ende ka ide se si të pengojë Kosovën. 20 vjet ia kemi dhënë shansin e vetëdijesimit, të përfundojnë disa punë që s’kanë përfunduar dhe pas 20 viteve ne ndodhemi kështu, jemi detyruar edhe njëherë të kthehemi kah vetja”, tha kryeministri Haradinaj, duke e cilësuar si të drejtë mbrojtjen e vetes, duke shtuar se mbi këtë të drejtë të popullit është formuar edhe ushtria, për të drejtën për tu mbrojtur, në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Kryeministri Haradinaj tha më tutje se nëse qëndron tek vetja, të respekton miku, por edhe tjetri e din me kënd ka punë, por nëse shprehen dyshime tek vetvetja, duke u lëkundur dhe duke mos besuar as vet që kemi pasur të drejtë më 15 janar, atëherë nuk do të të besojë askush.

“Duhet të kthehemi kah vetja, t’i besojmë dhe ta forcojmë atë, sepse nëse vazhdojmë ta forcojmë Kosovën me institucione, qeverisje, me vlera, ju siguroj që miqtë e kanë shumë lehtë të na përkrahin”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Serbia dëshiron që të bëhet anëtare e BE-së edhe tri vite dhe edhe këto tri vite ajo do ta mbajë Kosovën kështu, por kur të vijë koha që ajo dëshiron të hyjë në BE, është mirë që atëherë ne të mos pajtohemi dhe të mos pranojmë njohjen reciproke, duke i thënë se edhe Kosova tani i ka disa vjet.

“Kosovës, asnjë të dhënë nuk ia ka dhënë askush për të vrarët, të cilët i kanë marrë, si i kanë marrë, si i kanë vrarë, asnjë sqarim, asnjë certifikatë dhe, ende ka trupa të njerëzve të vrarë në Serbi”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se është dashur të ngrihet një gjykatë, për diçka më monstruoze që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit.

“Vraju në luftë, torturohu edhe më tutje dhe në fund, edhe një copë tokë Serbisë, por le t’ia jep kush të guxojë t’ia japë, le t’ia japë tokën e Kosovës dikujt ai që guxon dhe le ta shohë se si do t’i dalë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova nuk i ka borxh askujt dhe nuk është nën turp.

Kryeministri Haradinaj premtoi se deri sa të është në krye të Qeverisë do të vazhdojë rrugën e drejtë dhe nderit të popullit të tij, duke mos u ndalur asnjëherë.

“Lavdi e përjetshme të rënëve të Reçakut dhe të gjithë të rënëve për liri”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, tha se  është obligim për secilin prej nesh që jo vetëm të kujtohen, por edhe nderohen, çmohet vlera dhe ideali, për të cilin u flijuan dhe vetëm kështu, 15 janari i vitit 1999 do të mbetet dita e pavdekësisë historike për të gjithë ata që sot kujtohen.

“Sot, të kaluarën e hidhur nuk mund ta ndryshojmë, por e ardhmja e këtij vendi dhe e gjeneratave të reja, për të cilat ne detyrohemi, mund të ndryshohet, që krimet duhet të dënohen e viktimat duan drejtësi”, tha kryetari Ismajli

Në këtë Orë Përkujtimore, me nga një fjalë rasti, folën edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja.

Në ketë përvjetor përkujtimi, Kryeministri Haradinaj shoqërohej edhe nga Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Image


****

Në akademinë përkujtimore që është organizuar në nderim të dëshmorëve të rënë në njëzetvjetorin e masakrës së Reçakut u nderua vepra e gjithë të rënëve për liri.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh se Reçaku është sinonim i fatit të kombit, pavarësisë dhe lirisë sonë. Sipas tij, njëzet vite më parë dhembjen e kemi kthyer në guxim për liri, ëndrra që janë flijuar dëshmorët e Reçakut është bërë realitet.

Veseli pati një porosi të qartë për të gjithë të pranishmit, ku siç tha ai përderisa kemi përkrahje nga qytetarët dhe fuqi nga zoti, askush nuk mund t’i ndalë.

Ndërsa, në lidhje me dialogun me Serbinë u shpreh se sfida me ta kërkon ballafaqim në mënyrë që të jenë të bashkuar dhe sipas tij nuk duhet të ketë grindje të brendshme mes partive politike, pasi sovraniteti i shtetit është i pa cenueshëm.

Veseli kishte dhe një kërkesë për partitë politike që të përfshihen në proces deri sa nuk të jetë vonë. Ai foli dhe për Gjykatën Speciale, ku tha se Kosova nuk ka frikë nga kjo, pasi gjithmonë do të dalin faqebardhë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke përkujtuar masakrën e Reçakut tha se është shumë e vështirë përkujtimi i kësaj masakre. Pikërisht për këtë, kreu i ekzekutivit tha se vetëm për këtë masakër duhet të bëhen një Tribunal Special në Hagë për Serbinë.

Ndërsa duke folur për Gjykatën Speciale, tha se miqtë ndërkombëtarë po e rëndojnë Kosovën me gjëra të tilla, pasi masakra e Reçakut dëshmon se kush ka kryer krime.

Haradinaj tha se Kosova duhet të mbajë të varur Serbinë duke mos u pajtuar me të.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli tha se masakra e Reçakut është një dhimbje e madhe, mirëpo siç thotë ai vetëm në këtë mënyrë ata do të përkujtohen gjithmonë dhe data 15 janar i vitit 1999 do të mbetet dita e pavdekësisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...