Publikohet foto e rrallë: Kështu u prit Presidenti Rugova nga Mbreti i Spanjës më 1999!

Aktuale

Publikohet foto e rrallë: Kështu u prit Presidenti Rugova nga Mbreti i Spanjës më 1999!

Nga: A.ZH Më: 17 janar 2019 Në ora: 21:45
Havier Ruperez, Presidenti Rugova, Huan Karllos, Gani Azemi, Adnan Merovci, Madrid, 07.06.1999!

Adnan Merovci, njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, ka publikuar edhe një fakt se ky i fundit gëzonte respekt nga miqtë ndërkombëtarë.

Merovci në një postim në Facebook, ka publikuar një fotografi të presidentit Rugova, gjatë pritjes shtetërore nga Mbreti i Spanjës Huan Karllos në Madrid, në qershor të vitit 1999.

“Veç fakte! Presidenti RUGOVA pritet me respekt dhe protokoll shtetëror nga Mbreti i Spanjës Huan KARLLOS në Madrid, qershor 1999! Foto: Havier RUPEREZ, Presidenti RUGOVA, Huan KARLLOS, Gani AZEMI, Adnan MEROVCI, Madrid, 07.06.1999!”, ka shkruar Merovci./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat