Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova ka treguar se çka i tha presidenti dr. Ibrahim Rugova për Amerikën.
Gjatë Konferencës së Rambujesë, me 06. 02. 1999, Rugova i kishte thënë Merovcit se “Zotin e kemi në qiell dhe Amerikën në tokë”, kjo pasi, pa Amerikën, siç thotë Merovci, ne do të ishim të humbur si çdo herë tjetër në histori.
Ja postimi i Merovcit:
Veç fakte!
Në vend pëkujtimi për dijetarin tonë!
“Shkova në dhomë te Kryetari. Ai po ndiqte TV, kur më pa, tha: 'Zotin e kemi në qiell e Amerikën në tokë!' Këtë fjali nuk e kisha të panjohur, sepse Kryetari e përdorte shpesh. Në këtë rast donte të thoshte se pa Amerikën ne do të ishim të humbur pothuaj si çdoherë në histori. Edhe ai dukej i kënaqur me atë që ishte arritur, edhe pse gëzimin është vështirë t’ia zbulosh, nuk e manifeston hapur. Ndenja pak dhe shkova në dhomën time. Ora 01:15. Rashë për të fjetur!”
Pjesë e shkëputur nga Libri që botohet së shpejti!
Foto: Nga Hapja e Konferencës së Rambujesë, 06.02.1999, Presidenti RUGOVA, Ambasadori francez në Maqedoni Zhak UNCINGER