Gërxhaliu tregon pse u vonuan të shkojnë në Brezovicë për të marr trupin e Dacit

Aktuale

Gërxhaliu tregon pse u vonuan të shkojnë në Brezovicë për të marr trupin e Dacit

Më: 26 janar 2019 Në ora: 21:59
Arian Daci

Sot rreth orës 15:00, Arian Daci humbi jetën si pasojë e një orteku bore që ra në Brezovicë, derisa po skijonte, kurse një shok i tij pësoi lëndime.

Pas nxjerrjes nga bora, trupi i pajetë i 40-vjecarit, qëndroi rreth pesë orë në bodrumin e njërit prej hoteleve të qendrës së skijimit ‘Brezovica’.

Mjekësia Ligjore arriti në Brezovicë rreth orës 20:00 për të marr trupin e Dacit, të cilin e barti nga hoteli te automjeti i tyre me ski-motor.

Mirëpo, për këtë vonesë, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka dhënë disa shpjegime.

“Ne shkojmë me kërkesë të policisë, e 5 minuta pasi na ka thënë policia, kemi shku në vendngjarje”, ka thënë Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat