I bëhet lutje Gjykatës Speciale: Arrestojeni Thaçin

Aktuale

I bëhet lutje Gjykatës Speciale: Arrestojeni Thaçin

Nga: N.Sh Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 20:20
Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali përmes një postimi në facebook, ka publikuar disa deklarata kundërthënëse të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Tali pas kësaj, i bon lutje Gjykatës Speciale që ta arrestojnë sa më shpejt presidentin Thaçi.

Ja postimi i plotë:

Hashim Thaçi, me 5 gusht 2018:

Ideja e korrigjimit të kufijve erdhi në bashkëpunim me SHBA-në;

Me 30 Gusht 2018:

S'kam ndonjë nostalgji për komunat e Aleksander Rankoviq;

Me 20 shtator 2018 (në Real Story):

Ideja për korrigjim të kufijëve erdhi pas një diskutimi dhe lutje nga liderët e Luginës;

E sot;

Korrigjimin e kufijve e kam marrë nga Rugova...

......

Oj Gjykata Speciale, burgosne bre ma shpejtë se doni me trenu krejt Hashën. Mos pe kap nejka infarkti prej tutës!

A s'pe shihni se sa po tutët prej juve a?!

O bo budallë krejt, s'po din se çka po flet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat