Opinionisti Binak Maxharraj, ka thënë se dy partitë opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, janë në rrugë të mirë, për të lidhur koalicionin parazgjedhor.
Ai ka thënë se marrëveshja për koalicion mes LDK-së dhe VV-së, duhet të jetë pa kushte, e jo ta detyrojnë njëra-tjetrën të përkulen para varrit të presidentit Ibrahim Rugova, apo veprimtarit Adem Demaçi, përcjell Bota sot.
Sipas tij, përkuljen sa për sy e faqe e pa zemër e bën vetëm presidenti Hashim Thaçi te varri i Rugovës.
Profesor doktor Maxharraj, ka theksuar se vetëm me program e qëllim të caktuar, LDK dhe VV, do të nxjerrin nga pushteti PDK-në që sipas tij, e ka shkatërruar Kosovën pas luftës.
Reagimi i plotë i Maxharrajt:
Marrëveshjet dhe koalicioni edhe në këtë rast midis LVV-së dhe LDK-së, duhet të bëhet me programe, me strategji zhvillimore. Më një qëllim të caktuar që t’i nxjerrë nga pushteti harabalat që e shkatërruan Kosovën tërë pasluftës.
Çudirat e partive kosovare për përkuljet të varret.
LVV dhe LDK janë në opozitë. Është kjo një opozitë më e madhja që nga pas lufta.
Me gjasë janë në rrugë të mirë që ta lidhin edhe koalicionin parazgjedhor, sepse vetëm kështu qitet jashtë loje PDK-ja, të cilën e sëmuri për vdekje Kadri Veseli.
Marrëveshjet për koalicion midis partive, në këtë rast midis LVV-së dhe LDK-së, duhet të jenë pa kushte, përkundër qëndrimeve dhe orientimeve partiake.
Është anakronike dhe plotësisht e papranueshme, jo serioze nëse LDK-ja i thotë LVV:
Nëse don koalicion me LDK-në, shkoni e përkuluni para varrit të të madhit Ibrahim Rugova, ose kur LVV-ja i thotë LDK-së: nëse doni koalicion me neve, shkoni e përkuluni te varri i Adem Demaçit.
Që të dyja këto janë marrira dhe çudira kosovare, askush kërkanin nuk mund ta detyrojë të përkulet ndaj dikujt.
Përkuljen sa për sy e faqe, e jo më zemër e bën vetëm Hashim Thaçi te varri i Rugovës, por nuk harron të përkulet edhe te përmendoret e vrasësve tanë serb.
Marrëveshjet dhe koalicioni edhe në këtë rast midis LVV-së dhe LDK-së, duhet të bëhet me programe, me strategji zhvillimore. Me një qëllim të caktuar që t’i nxjerrë nga pushteti harabalat që e shkatërruan Kosovën tërë pasluftës.