Në shtëpinë luksoze të ‘marrëveshjeve të mëdha’, aty ku Behgjet Pacolli ka pritur plot politikan - Bota Sot
Në shtëpinë luksoze të ‘marrëveshjeve të mëdha’, aty ku Behgjet Pacolli ka pritur plot politikan

Aktuale

Në shtëpinë luksoze të ‘marrëveshjeve të mëdha’, aty ku Behgjet Pacolli ka pritur plot politikan

Më: 15 mars 2019 Në ora: 22:46
Shtëpia e Behgjet Pacollit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka folur edhe për shtëpinë e tij e cila në opinionin publik jo rrallëherë është thirrur me epitetin si ‘shtëpi e marrëveshjeve të mëdha’.

Pikërisht në këtë shtëpi në një intervistë për emisionin “BlicInterview”, Pacolli ka folur rreth takimeve të shumta që janë bërë duke pranuar se shtëpia e tij ka shërbyer si një platformë e zgjatur e institucioneve, ku thotë se janë marrë vendime të mëdha.

“Unë krejt këtë pyetje dua të jem konstruktiv sepse në shpirt jam konstruktiv. Dhe është shumë e vërtetë mund të them që shtëpia ime ka shërbyer pak a shumë si një platformë e zgjatur e institucioneve ku janë marrë vendime të mëdha. Shembull, këtu është zgjedhur edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahijaga, duku në hapësirat e kësaj ndërtese dhe këtu ka qenë një ardhje e një shkuarja e shumë njerëzve në atë kohë. Pothuajse në shumë kriza politike do të thotë zgjidhja është parë këtu.” – ka thënë Pacolli.

Ai ndër të tjerash ka shtuar se ideologjia e tij është pajtuese dhe konstruktive derisa ka treguar se kur është pyetje shtet ndërtimi, toleranca e tij është parë në front.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...