Analisti serb: A mund ta sulmojë përsëri NATO Serbinë

Aktuale

Analisti serb: A mund ta sulmojë përsëri NATO Serbinë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 19:43
Serbi, 1999

Në një tekst autorial, duke analizuar politikën serbe gjatë 20 viteve të kaluara dhe mungesën e ballafaqimit me të kaluarën, Boris Varga shtron pyetjen: a mund të sulmohet sërish Serbia nga NATO.

Në përgjithësi, shkruan ai, në çdo përvjetor të bombardimeve shumica e medieve në kor njëanshëm raportojnë duke transmetuar qëndrimet zyrtare të kreut të shtetit: se ka ndodhur agresion kriminel me asgjë i sfiduar dhe se Serbia për lirinë e saj është mbrojtur heroikisht.

Dhe me asnjë fjalë në këto raporte nuk përmenden deportimet masovike dhe krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, të cilat janë përkufizuar mirë në Rezolutën 1199 në Këshillin e sigurimit të OKB-së të shtatorit të vitit 1988, të cilën nuk e ka bllokuar Federata Rusë – aleatja tash e madhe e Serbisë, shkruan ai ndër tjera.

Nëse ne zgjedhje apo në protestat e rrugës e me revolucion opozita vjen në pushtet dhe i ndërpret bisedimet e Brukselit, ndërsa elemente radikale të Lidhjes opozitare për Serbinë kërkojnë që me dhunë të ndërhyhet në “krahinën jugore” apo nëse pushteti i Aleksandar Vucici dhe ministrit të tij të ushtrisë Vulin vendosin që në ndonjë mënyrë të reagojnë në veri të Kosovës – konfliktin e ri me NATO-n e kanë të pashmangshëm.

Serbia kurrë nuk është distancuar nga politika kriminale e të nëntëdhjetave dhe prandaj nacionalistët nga lëvizja “Dveri” sërish mund të plasojnë mitin për luftën për Kosovën, duke u angazhuar me vetëdije për politikën e vjetër e cila çon drejt krimeve dhe konflikteve të reja.

NATO nuk është dashur dhe nuk do ta okupojë Serbinë, por Serbia me një politikë të tillë të vazhdueshme ndaj Kosovës, lexo “territorit pa qytetarë shqiptarë”, nuk do të hyjë në BE dhe si e tillë as që e ka vendin atje.

Një Serbi e tillë vendin e ka në Lidhjen ekonomike euroziatike, të cilën e udhëheq Rusia e ku mbretëron autoritarizmi, ndërsa çështjet ndërnacionale zgjidhen ekskluzivisht me dhunë. Mu anëtarja e kësaj Lidhjeje Armenia një çështje të ngjashme me Kosovën në fillim të të nëntëdhjetave e ka zgjidhur me ndihmën e forcave ruse të sigurisë duke i dëbuar nga ky vend edhe Nagorno Karabahun dhe qindra mijëra azerë, shkruan Varga në Aljazeera Balkans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat