Edhe pse i zhgënjyer, Anton Quni do të kishte kontribuar njëjtë edhe 20 vjet pas Betejës së Koshares - Bota Sot
Edhe pse i zhgënjyer, Anton Quni do të kishte kontribuar njëjtë edhe 20 vjet pas Betejës së Koshares

Aktuale

Edhe pse i zhgënjyer, Anton Quni do të kishte kontribuar njëjtë edhe 20 vjet pas Betejës së Koshares

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:09
Anton Quni

Ish luftëtari dhe Oficeri i lartë i UÇK-së, njëri nga udhëheqësit kryesor të Betejës së Koshares, Anton Quni sot për media rrëfeu përjetimet e tij për luftimet e ashpra 20 vjet më parë.

“Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, ne ende i kemi kujtimet e freskëta dhe përgatitjet para fillimit të operacionit, si dhe ditën kur kemi filluar zhvillimin e operacionit”, tha Quni.

Dikur bashkëpunëtor i afërt i heroit të Kombit, Agim Ramadani, tash deputet i LDK-së, Anton Quni tregon se pas dhjetë javëve luftime të ashpër arritën t’i mposhtin forcat serbe.

“Vullneti dhe e drejta ishin në anën tonë. Pas shumë luftimesh të ashpra, arritëm të korrim suksese dhe forcat serbe u tërhoqën nga fushëbeteja me humbje të mëdha”. trego Quni.

Sot 20 vjet pas Betejës së Koshares, Quni ende është i gatshëm të kontribuojë për vendin në të njëjtën formë nëse është e nevojshme.

“Nuk pendohem për kontributin e dhënë, dhe prapë do ta kisha bërë një kontribut me shumë përkushtim” shtoi Quni.

Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se para 20 vjetësh e ka paramenduar ndryshe Kosovën, për të cilën rrezikoi edhe jetën e tij.

“Duhet arsimim më i mirë, shëndetësi më e mirë, dhe duhet më shumë mundësi për lëvizje të lirë” theksoi Quni.

Në Betejën e ashpër të Kosharës humbën jetën 114 ushtarë të UÇK-së. Serbët nga kjo betejë dolën me 108 ushtarë e oficerë të vrarë nga forcat e UÇK-së. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...