Dalin dyshimet e para pse mund të jetë vrarë taksisti në Skenderaj, kamerat mund ta zbardhin rastin

Aktuale

Dalin dyshimet e para pse mund të jetë vrarë taksisti në Skenderaj, kamerat mund ta zbardhin rastin

Më: 9 prill 2019 Në ora: 20:27
Ilir Zeqiri

Ilir Zeqiri, taksisti që u gjet i djegur në veturën e tij të hënën në Skenderaj, dyshohet se u vra për një borxh parash. Këto dyshime i kanë familjarët e Ilir Zeqirit.

Familjarë të të ndjerit kanë thënë se vrasja mund të ketë ardhur si pasojë e një borxhi të madh që dikush i kishte pasur Zeqirit.

Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, i cili ka lajmëruar policinë pasi kishte parë tymin pranë varrezave. Ai në deklaratën për policinë ka thënë se nuk ka dëgjuar të shtëna, mirëpo vetëm ka parë tymin.

Ndërkaq, vëllai i të ndjerit, Ismajl Zeqiri ka treguar se Iliri nuk ka pasur ndonjë problem me askënd tjetër. Ka thënë se vëllai i tij punën e taksistit e bënte qe 7 vite, nga kjo punë nuk kishte ndonjë përfitim.

Kjo ngjarje ka tronditur qytetin e Skenderajt, për të cilin ka reaguar edhe ish-kryetari Skenderajt, Sami Lushtaku. Ai bëri thirrje për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat