Urdhëri për vrasjen e gazetarit të “Bota sot”, nisin hetimet për deklaratat e Shefqet Kabashit

Aktuale

Urdhëri për vrasjen e gazetarit të “Bota sot”, nisin hetimet për deklaratat e Shefqet Kabashit

Nga: H.O Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:31
Shefqet Kabashi

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se i ka nisur hetimet rreth deklaratës së ish luftëtarit Shefqet Kabashi, se kishte marrë urdhër nga një komandant që ta vras gazetarin e gazetës “Bota sot”, Rrok Berishën, shkruan “Bota sot”.

Rasti është hapur sot më 29 maj.

"Prokuroria Themelore në Pejë, pasi ka analizuar emisionin e televizionit T7, përkatësisht emisionin “Pressing”, ku mysafir ishte Shefqet Kabashi, për ketë rast me datën 29 maj të këtij viti, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, ka përpiluar një shënim zyrtar, me cilin ka hapur rast me qellim të verifikimit të informatave të lartcekurit, ku do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për gazetëm “Bota sot”.

Kabashi, ish-ushtar i UÇK-së, dy ditë më parë në televizionin t7 ka deklaruar se ka marrë urdhër nga komandanti i tij, Alush Agushi, për të vrarë gazetarin që ka shkruar për gazetën “Bota Sot”, Rrok Berishën.

Shefqet Kabashi fliste se si i kishin dhënë urdhër për ta vrarë Rrok Berishën. Thotë se i kishte shkuar edhe në shtëpi, “i thash çka ki problem me shtabin e Jabllanicës, më tha që nuk ka asgjë. I tregova që jam urdhëru për me vra.”, tha Kabashi.

42 vjeçari nga rrethina e Pejës, Shefqet Kabashi, thotë se Rrok Berishën nuk e vrau sepse ia njihte familjen. Kabashi thekson se edhe po të ishte dikush tjetër në vend të Rrok Berishës, nuk do ta vriste.

“Rok Berisha ka pasur për të shkuar në Prishtinë, te qeveria e Ibrahim Rugovës për të parë se çka po ndodh. Ai ka shkruar në Jabllanicë dhe u ka thënë se e keni çu njeriun për ta vrarë. E morën vesh të gjithë që kam marrë urdhrin për ta vrarë.

Më pas, Kabashi kishte thënë se i ka dërguar letër Ramush Haradinajt për t’i treguar se ka marrë urdhër për ta vrarë Berishën. “Ramush Haradinaj ma ktheu letrën dhe më tha se s’ka dijeni për këtë urdhër”, ka treguar tutje ish ushtari i Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat