Deputeti i AAK-së flet për rrahjet në LDK: Me pas plasë grushtat në AAK, ishin qu i madh e i vogël… - Bota Sot
Deputeti i AAK-së flet për rrahjet në LDK: Me pas plasë grushtat në AAK, ishin qu i madh e i vogël…

Aktuale

Deputeti i AAK-së flet për rrahjet në LDK: Me pas plasë grushtat në AAK, ishin qu i madh e i vogël…

Nga: N.H Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputeti i AAK-së flet për rrahjet në LDK: Me pas plase grushtat në AAK , ishin qu i madh e i vogël…

Përleshjet brenda Lidhjes Demokratiket të Kosovës (LDK), nuk kanë të ndalur. Së fundi është bërë publike një video ku ka pasur përleshje gjatë procesit zgjedhor në fshatin Koshare të Ferizjat.

Lidhur me ketë, ka reaguar edhe deputeti AAK-së, Muharrem Nitaj. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se, sikur kjo të ndodhte në partinë e tij, i madh e i vogël i kishin “bërë për pesë pare”.

“Me pas plase grushtat ne Aleance siç po ndodh me LDK-ne, ishin qu i madh e i vogel prej tyre e na kishin ba per pese pare! Po mua me pëlqen kur Aleanca, ani pse edhe ajo me plot gabime, e ruan njefar zotnilleku ne diskursin publik!”, shkruan ai në Facebook.

Ndërkaq në video e publikuara në media shihen disa persona brenda një klase duke u grushtuar me njëri-tjetrin dhe duke u fjalosur ashpër mes vete.

LDK po mban zgjedhjet e brendshme, të cilat herë pas herë po shënohen me përleshje fizike, çka po e pamundëson zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe të nëndegëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...