Befason deputeti i PSD-së: Vazhdon ta mbaj fotografinë e Albin Kurtit

Aktuale

Befason deputeti i PSD-së: Vazhdon ta mbaj fotografinë e Albin Kurtit

Nga: N.H Më: 17 qershor 2019 Në ora: 18:26
PSD

Deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani, vazhdon ta mbaj fotografinë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në profilin e tij në Facebook.

Gorani, përkundër që tashmë bëhen vite prej se janë ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe me tej nuk e ka ndryshuar fotografinë në llogarinë e tij.

Deputeti i PSD-së në këtë foto përveç Kurtit, shihet të jetë edhe me Shpend Ahmetin, Dardan Molliqajn, Aida Dërgutin e Fisnik Ismailin.

Image

Kujtojmë se zgjedhja e Albin Kurtit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje kishte vulosur ndarjen e këtij subjekti politik. 12 deputetë të kësaj partie vendosen që ta themelojnë një parti të re, që sot njihet si Partia Socialdemokrate (PSD).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat