Brnabiq ka deklaruar se Haradinaj i ka thënë se lajmi për ndalesën e vizitës së zyrtarëve serb në Kosovë është i rrejshëm!?

Aktuale

Brnabiq ka deklaruar se Haradinaj i ka thënë se lajmi për ndalesën e vizitës së zyrtarëve serb në Kosovë është i rrejshëm!?

Nga: F. B. Më: 5 korrik 2019 Në ora: 11:36
Ramush Haradinaj

Kryeministrja e Qeverisë së Serbisë,  Ana Brnabiç ka thënë për mediat serbe se kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës Ramush Haradinaj i ka thënë se lajmi për ndalesën e vizitës së zyrtarëve serbë në Kosovës është i rrejshëm, shkruan “Politika”, përcjell “Bota Sot”.

„ Më vjen mirë që nga Haradinaj kam dëgjuar se është lajmi i rrejshëm ndalimi i vizitës së zyrtarëve serbë në Kosovë”, ka thënë kryeministrja Brnabiç dhe ka shtuar se “ është e çuditshme që lajme të rrejshme  shpërndan këshilltari i të ashtuquajturit ministër të jashtëm të Kosovës”, përcjell “Tanjug”.

Lajmi për ndalesën e vizitës për zyrtarët serbë është publikuar të enjten nga Jetlir Zymberaj këshilltar i ministrit të jashtëm Behxhet Pacolli, shkruan Politika.

Brnabiç gazetarëve në Poznanju ku po qëndron në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor iu ka thënë se Haradinaj i ka thënë se “fjala është për lajm të rrejshëm” gjë që ul tensionet të cilat janë të mëdha në regjion.

Brnabiç ka njoftuar se këtë e ka dëgjuar nga Haradinaj në mëngjesin e përbashkët të punës së kryetarëve të qeverive të vendeve të Ballkanit. Ajo ka vlerësuar se biseda gjatë mëngjesit ishte interesant dhe i hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat