Çfarë do të përfitonte Kosova nga vrasja e Oliver Ivanoviç?

Aktuale

Çfarë do të përfitonte Kosova nga vrasja e Oliver Ivanoviç?

Nga: H.O. Më: 5 korrik 2019 Në ora: 21:50
Oliver Ivanoviç

Shteti serb po e hedh gishtin ndaj Kosovës për vrasjen e zyrtarit serb, Oliver Ivanoviqit. Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi thotë në një prononcim për “Bota sot” se Serbia çdo vepër kriminale mundohet t’ia mvesh shqiptarëve.

Image
Faik Krasniqi

“Serbia është e njohur për propagandën e saj perverse, sidomos ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Për çdo vepër kriminale që bëjnë mundohen t'ua mveshin shqiptarëve. Edhe në të kaluarën kanë bërë gjëra të tilla. Çfarë do të përfitonte Kosova nga vrasja e Oliver Ivanoviç. S'ka diskutim. Kjo vepër është e shtetit serb”, thekson Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat