Milaim Zeka sfidon politikanët: Mos iu bashkoni propagandës serbe, ejani  të flasim për hajni - Bota Sot
Milaim Zeka sfidon politikanët: Mos iu bashkoni propagandës serbe, ejani  të flasim për hajni

Aktuale

Milaim Zeka sfidon politikanët: Mos iu bashkoni propagandës serbe, ejani  të flasim për hajni

Nga: A.M. Më: 6 gusht 2019 Në ora: 16:01
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka kritikuar politikanët për gjuhën e përdorur  për kundërshtarët politik.

Ai përmes një postimi në Facebook, I ka ftuar ata që të diskutojnë për hajnin e parasë publike, si dhe për shkatërrimin e vendit.

Si dhe, Zeka ka kërkuar që të mos i bashkohen propagandës serbe.

Postimi i plotë:

Retorike poshteruese ndaje kundershtareve politik

Po lexoje shume deklarate te kolegeve te mi deputete, po edhe te politikaneve te tjere, te cilet po flasin me nje gjuhe poshtruese dhe denigruese ndaje kundershtareve politik. Turp!

Hajde flasim per programet tona politike dhe ekonomike. Hajde flasim per hajnine e parase publike nga ata qe kane udhehequr me kete vend. Hajde flasim me argumente se kush e ka shkaterru Kosoven e pasluftes. Mos u lodhni me te tjerat. Mos u bashkoni me propoganden serbe, sepse ne Kosove te gjithe e njohim njeritjetrin...!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...