Gjatë ditës së sotme u raportua se analisti i mirënjohur dhe gazetari Imer Mushkolaj, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, partisë së kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj.
Por, AAK-ja nuk është e vetmja parti në të cilën është thënë se Mushkolaj i është bashkuar. Në media, gjithashtu, ka dal edhe lajmi se ai I është bashkuar edhe partisë së Shpend Ahmetit.
Për bashkimin në parti politike, ka folur vet Mushkolaj.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar këto lajmë duke thënë se sot e kanë anëtarësuar në dy parti.
Gjithashtu, ai ka paralajmëruar se deri në zgjedhje do ta anëtarësojnë atë edhe në parti të tjera.
“Sot m'paskan anëtarësu n'dy parti. Deri n'zgjedhje garant m'anëtarësojnë edhe n'dy-tri tjera. Ju dua “, në këtë mënyrë Mushkolaj ka zgjedhur t1i mohoj zërat për hyrjen e tij në politikë.