Profesori i Parisit reagon pas refuzimit të ofertës nga LDK: Kjo parti po e synon humbjen

Aktuale

Profesori i Parisit reagon pas refuzimit të ofertës nga LDK: Kjo parti po e synon humbjen

Nga: N.H Më: 30 gusht 2019 Në ora: 18:33
LDK

Ligjëruesi universitar në Paris, Nezir Kraki, ka shkruar partia e Isa Mustafës po e synon humbjen.

Sipas Krakit, Kosovës i duhet një qeveri legjitime dhe kryeministër legjitim, jo më qeveri të trafikuara nga sekserë e endacakë të politikës biznes.

Ky reagim i tij vije pasi kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur Albin Kurtit për ofertën e bërë para pak minutash. Në këtë përgjigje të Mustafës është ripërsëritur qëndrimi i deritashëm i LDK-së që koalicioni të lidhet nën drejtimin e Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre

Ja shkrimi i tij:

LDK synon humbjen

Mos harroni çka thash per LDK-në para dy tri diteve. Ajo synim e ka humbjen dhe shitjen pas zgjedhjeve. Veç ashtu i vazhdohet jeta politike atyre që zanat e kanë politikën me SMS.

Kosovës i duhet një qeveri legjitime dhe kryeministër legjitim, jo më qeveri të trafikurara nga sekserë e endacakë të politikës bizens.

Oferta e VV drejtuar LDK duket e sinqertë dhe me synim pikerisht nje qeveri legjitime.

Isa nuk e kupton legjitimitetin se kurrë legjitim s’ka qenë. Lider aksidental.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat