Veseli tregon se si qëndroi te gjyshja e Ramush Haradinajt, aty mori nofkën “Luli”

Aktuale

Veseli tregon se si qëndroi te gjyshja e Ramush Haradinajt, aty mori nofkën “Luli”

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 19:36
Kadri Veseli

Në emisionin n'Konak, Kadri Veseli ka shpalosur si rrallë më parë detaje nga jeta e tij dhe proceset e rëndësishme të vendit, pjesë e të cilave ka qenë edhe vetë ai.

Gjatë kohës sa ishte i angazhuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës, ka thënë se kishte lëvizur shumë nëpër tërë Kosovën për të mos rënë në duart e Serbisë.

Ai ka rrëfyer se gjatë vitit 1996 ka qëndruar shumë në Jabllanicë, konkretisht në shtëpinë e Lahi Ibrahimajt, nëna e të cilit, pra gjyshja e Ramush Haradinajt ishte kujdesur shumë për të.

“Kam qenë duke qëndruar në vitin 1996 në Jabllanicë, në shtëpinë e Lahi Ibrahimajt. Aty për neve është kujdesur shumë, si me na pas fëmijë të vet, Nëna Azë, nëna e Lahit, gjyshja e Ramushit. Lahi me ka lënë nofkën Luli, që sot edhe gruaja ime me thërret”, ka thënë Kadri Veseli.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat