Quni i qon mesazh Isa Mustafës nga Prizreni: Komandant, do të fitojmë - Bota Sot
Quni i qon mesazh Isa Mustafës nga Prizreni: Komandant, do të fitojmë

Aktuale

Quni i qon mesazh Isa Mustafës nga Prizreni: Komandant, do të fitojmë

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 17:02
Anton Quni

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, i ka dërguar një mesazh nga Prizreni kryetarit të partisë, Isa Mustafës.

Quni ka thënë se pavarësisht vështirësive, Isa Mustafa, nuk e ka lënë asnjë ‘ushtarë’ të LDK-së në betejë dhe i ka bërë bashkë të gjithë.

Teksa ka folur me terminologji prej ushtaraku, Quni e ka quajtur Isa Mustafën edhe komandant.

“Ne e kemi një komandant, Isa Mustafën. Ishte një kohë kur ai përballej me beteja shumë të vështira. Shumë ushtarë kanë qenë para tij e mbrapa tij. Është shumë me rëndësi që ai asnjë ushtarë nuk e la në betejë, dhe para disa dite i  bëri bashkë të gjithë ushtarët. Tani ne që jemi këtu, ushtria e Ibrahim Rugovës, kemi një porosi për komandantin tonë, sado që që është i lënduar e i plagosur, ne nuk do ta lëmë në betejë, do të fitojmë”, ka thënë Quni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...