A do të garojë Milan Radojçiq për deputet të Kosovës?

Aktuale

A do të garojë Milan Radojçiq për deputet të Kosovës?

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 19:29
Milan Radojçiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka bërë të ditur sot se ai ka propozuar që Milan Radojçiq të udhëhiqet listën për kandidatë të deputetëve nga Lista Serbe.

Ai ka thënë se Radojçiq ka refuzuar kërkesën e tij, duke dashur të mbetet vetëm nënkryetar i Listës Serbe.

“Unë nuk di çfarë keni dëgjuar, por në takimin tonë unë kam propozuar që Millan Radojqiq të udhëheqë me pozitën e kryetarit të listës, mirëpo ai ka refuzuar duke dashur të mbetet në pozitën që ka qenë deri tash, atë të nënkryetarit… Jam i bindur se dalja e qytetarëve do të jetë masive dhe lista do të fitoj 10 vendet… Mesazhi është se i ftojmë të gjithë për unitet dhe mbështetje të asaj që fton presidenti Vuçiq… sepse vetëm kështu mund të mbështesim një jetë më të mirë jo vetëm për serbët por edhe të tjerët”, tha ai Rakiq

Ndryshe gjatë ditë së sotme janë publikuar emrat e kandidatëve të kësaj partie politike në Kosovës pas konsultimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat