Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate sot do të mbajnë tubim për të prezantuar kandidatin e përbashkët për kryeministër dhe listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Tashmë është bërë e ditur se listës do t’i prijë kryetari i AAK-së dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Por, në media po qarkullojnë pamje të cilat sigurisht Haradinaj nuk do të dëshironte t’i shihte asnjëherë.
Ai shihet teksa therret liderin e PDK-së, “Kadria Kadria”, por, nuk mjafton me kaq, ai thërret edhe kryetarin e Nimës “Fatmiri, Fatmiri”, me të cilin raportohet se kanë prishur marrëdhëniet. Kujtojmë se këto pamje janë nga fushata e kaluar e koalicionit PAN.
“Bota sot”, ju sjell pamje këto që as Haradinaj nuk do dëshironte të shihte më.