I plagosuri në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë - Bota Sot
I plagosuri në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë

Aktuale

I plagosuri në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 15:22
Foto nga vendi ngjarjes

Një person është plagosur, pas të shtënave me armë zjarri mesditën e së martës në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë.

Sipas drejtorit të Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

 “Rreth orës 12:00 kemi pranuar një rast ku një person ka qenë i plagosur nën kyçin  e këmbës, për momentin është në trajtim e sipër, por jashtë rrezikut për jetë”, tha ai përmes telefonit.

Banorët e lagjes ku ka ndodhur rasti, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, por se janë shprehur të traumatizuar.

Sipas tyre, fillimisht ka pasur përleshje në mes  të dy grupeve, ku më pas është përdorur edhe arma e zjarrit.

Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Komunën e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë për KosovaPress se  Policia është në kërkim të të dyshuarve.

Derisa konfirmoi plagosjen e një personi, Ahmeti nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se përdorimi i armëve të zjarrit si pasojë e mosmarrëveshjeve me motive të ndryshme është shpeshtuar në kryeqytet.

Javën e kaluar dy persona kanë humbur jetën në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë ende janë në gjendje të rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...