Pacolli takohet me ambasadorin e ri të Norvegjisë, ja për çka folën - Bota Sot
Pacolli takohet me ambasadorin e ri të Norvegjisë, ja për çka folën

Aktuale

Pacolli takohet me ambasadorin e ri të Norvegjisë, ja për çka folën

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 13:06
Pacolli takohet me ambasadorin e ri të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, njëherësh shefi i diplomacisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Norvegjisë në Prishtinë, Jens Erik Grondahl, duke i shprehur mirëseardhje në vendin tonë.

Në takim të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Ministri Pacolli vuri në dukje marrëdhënien bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Gjatë takimit, ministri Pacolli ka konfirmuar vullnetin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...