Sot protestojnë specialistët stomatologë të papunë

Aktuale

Sot protestojnë specialistët stomatologë të papunë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:24
Ilustrim

Specialistët stomatologë të papunë, do të protestojnë sot para Ministrisë së Shëndetësisë dhe sipas tyre protestat do t’i vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre ligjore.

Sipas tyre, kërkesat ligjore ua garanton pika 7 e nenit 72 të Ligjit për Shëndetësi.

"Me qëllim të përmirësimit të kualitetit të punës në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor;  specialistët e licencuar të cilët e kanë pëfunduar shkollimin specialistik në bazë të kontratës me Ministrinë, do të punësohen nëpërmjet programit të veçantë të Ministrisë për periudhën prej tri viteve."

Protesta nis në ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat