Një profesor dr. thotë se partitë politike po shpalosin vetëm dëshira e premtime që nuk i realizojnë kurrë! - Bota Sot
Një profesor dr. thotë se partitë politike po shpalosin vetëm dëshira e premtime që nuk i realizojnë kurrë!

Aktuale

Një profesor dr. thotë se partitë politike po shpalosin vetëm dëshira e premtime që nuk i realizojnë kurrë!

Nga: N.Sh Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:28
Ilustrim

Profesor dr. Binak Maxharraj e ka komentuar këtë fushatë zgjedhore e cila po karakterizohet me fyerje e sharje nga njëra parti ndaj partisë tjetër.

Maxharraj përmes një postimi në Facebook thotë se partitë politike po shpalosin vetëm dëshira dhe premtime të kota që nuk do ti realizojnë kurrë.

Sipas tij, në këtë fushatë po trubmëtojnë fyerjet, sharjet, ndërskamcat ndaj njëri tjetrit.

Postimi i plotë:

PARTIT POLITIKE NE FUSHATË PA PROGRAME, POR ME SHARJE TË MËDHA.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe ne fushatën parazgjedhore partit politike nuk shpalosin programe zhvillimore si si te dilet nga kiza ekonomike dhe politike

Partit politike gjatë kësaj fushate paraelektorale po shpalosin vetem deshira dhe premtime të kota që nuk i realizojnë kurr. Deshira e tyre më e madhe qe doli ne sipërfaqe ështe çkapja e shtetit dhe korrupcioni, të cilën kurr nuk e banë sa ishin në pushtet.

Por, ato se çka ofrojnë dhe trumbetojn nëpër këtë fushatë parazgjedhore janë vetem: sharjet, fyerjet, nderskamcat ndaj njeri tjetri duke përfunduar edhe deri te sulmet fizike,por edhe planet ambicioze sekrete për vjedhjën e votës,siç ka ndodhë me pare deri ne vjedhën serike, sepse do parti politike zor e kanë qe me deshirë ta lëshojnë pushtetin.

Do te jemi më fatë së gjatë kësaj fushate parazgjedhore nuk do te na kantandisë te përjetojmë ndonje vrasje, sepse vrasjet politike kanë ndodhë ne çdo kohë në Kosovë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...