Tash kandidat për deputet: Kështu dukej Fetah Rudi në gjendje kome, pas plagosjes me 13 plumba në trup - Bota Sot
Tash kandidat për deputet: Kështu dukej Fetah Rudi në gjendje kome, pas plagosjes me 13 plumba në trup

Aktuale

Tash kandidat për deputet: Kështu dukej Fetah Rudi në gjendje kome, pas plagosjes me 13 plumba në trup

Nga: N.H Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:32
Fetah Rudi, simboli i rezistencës në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Fetah Rudi, simboli i rezistencës në Lidhjen Demokratike të Kosovës do të jetë në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 6 tetorit të cilat do të mbahen me 6 tetor.

Por, në një foto të siguruar nga gazeta “Bota sot”, shihet në një gjendje të rëndë veprimtari dhe kandidati për deputet nga radhët Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, që ishte plagosur në vitin 2000.

Ai në këto foto shihet i shtrirë në QKUK, dhe në gjendje kome pas atentati të bërë ndaj tij, ku si pasojë e 13 plumbave të shkrepur ndaj tij, ai sot e asaj dite ka mbetur i pa lëvizshëm, shkruan “Bota sot”.

Image
Fotografi dhe artikull i botuar në gazetën “Bota sot” në vitin 2000

Ndryshe, kujtojmë se në listën e publikuar nga LDK, Fetah Rudi do ta mbaj numrin 95.

Për Fetah Rudin, një shkrim autorial e kishte publikuar edhe profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kandidati i LDK-së për deputet, Fetah Rudi, është përfaqësuesi tipik i atyre 200 anëtarëve të LDK-së dhe simpatizantëve të Ibrahim Rugovës, të cilët u vranë në kurthe e prita me urdhër të disa politikanëve të njohur të Kosovës.

Sipas Bytyçit, Fetah Rudi do të shihet në sallën e parlamentit të Kosovës si Stojber në Gjermani.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...