Milaim Zeka nuk ndalet, ja çfarë thotë për PDK-në, Nismën dhe Ramush Haradinajn - Bota Sot
Milaim Zeka nuk ndalet, ja çfarë thotë për PDK-në, Nismën dhe Ramush Haradinajn

Aktuale

Milaim Zeka nuk ndalet, ja çfarë thotë për PDK-në, Nismën dhe Ramush Haradinajn

Nga: N.Sh Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:03
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka ka kritikuar përsëri PDK-në, Nismën dhe Ramush Haradinajn.

Zeka përmes një postimi në Facebook, thotë se këta liderë politik po ia fusin kot me premtime.

Ai ka kritikuar PDK-në dhe Nismën për devijimin e rrugëve si dhe shpronësimet.

Ndërsa Haradinajn e ka kritikuar pas deklaratës së tij për punësimin e 2 mijë policëve të rinj, 100 prokurorëve dhe 100 gjyqtarëve.

Ja postimi i plotë:

Kur lideret ja fusin kot me premtime

Kadri Veseli ishte ne Suhareke dhe nuk foli per ndertimin e nje minispitali. As per çerdhe. As per pleqe. As per shkolla. As per uje e per rryme. Nuk foli as per bujqesi e as per turizem malor. Foli vetem per asfalt. Tha se do ta devijonte nje rruge per Suhareken. PDK dhe Nisma jane kampion per devijime te rrugeve, edhe per shpronesime. Devijo e shproneso arat e tyre me parat e popullit.

Devijimin e dyte e beri Ramush Haradinaj. Tha se do t i punesonte nja 2000 police te rinje, 100 prokuror e nja 100 gjyqetare. Me keta qe jane, fet e kane ba. Policia pa sigurime shendetesore, pa sigurime pensionale, me rroga mizerje.

Garant i kane ba listate sa me fitu vota. Shteti shkaterrohet ne kete menyre, edhe pse s’ di çka ka mbete pa u shkaterru ne kete vend?!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...