Abdixhiku: Reformimi i sistemit arsimor ndër pikat kryesore të programit të LDK’së - Bota Sot
Abdixhiku: Reformimi i sistemit arsimor ndër pikat kryesore të programit të LDK’së

Aktuale

Abdixhiku: Reformimi i sistemit arsimor ndër pikat kryesore të programit të LDK’së

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:44
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, ish-deputet dhe kandidat aktual për deputet nga radhët e LDK-së, ka potencuar se prioritet në programin qeverisës të LDK-së do të jetë reformimi rrënjësor i sistemit arsimor.

Sipas tij, sistemi arsimor duhet të ndryshojë, në mënyrë që të jetë në shërbim të nevojave të tregut.

Për Abdixhikun, me qeverisjen e LDK-së do ti ipet fund manisë së lëshimit të diplomave të cilat nuk kanë asnjë vlerë as për studentin e as bizneset apo tregun e punës.

Ai ka shtuar se qeverisja e LDK-së do të krijojë politika të cilat ndikojnë në kufizimin e studentëve të pajisur me diploma të pavlefshme për tregun e punës. Eliminimi i kësaj dukurie të keqe do të përcillet, njëkohësisht, me promovimin e shkollave profesionale të cilat krijojnë kuadro profesionale që i përgjigjen direkt nevojave të tregut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...